Skip to main content

Posts

Showing posts from December, 2020
Energjia potenciale elastike Energjia potenciale elastike është energjia që zotërojnë trupat e shformuar.Në sajë të forcave elastike që lindin gjatë shformimit trupi synon të kthehet në formën e mëparshme,duke kryer punë  mekanike.Ne mund të përshkruajmë vetë rastin e një suste elastike të zgjatur apo të ngjeshur.Siç ne e dimë varësia e forcë elastike nga shformimi jepet nga grafiku i figurës 3.Sipërfaqja e formuar nga grafiku i forcës dhe boshti i x është i barabartë me punën e forcave elastike. A = (F el × x)/2 = (kx  × x)/2 =   kx 2 /2 Kjo është puna që do të kryente forca elastike gjatë çlirimit të sustës deri në gjatësinë fillestare.Pra do të jetë vlera e energjisë potenciale të zotëruar nga susta e shformuar.   Në qoftë se një sustë do të zgjatej nga  x 1  në  x 2  atëherë energjia potenciale e saj do të ndryshonte: Ky ndryshim është i barabartë me punën e forcave elastike,e kryer nga susta kur çlirohet nga   x 2    në  x 1 . Ligji i ruajtjes dhe shndërrimit të energjisë Eksperi
Fizikë Enegjia potenciale 1.Ç' është energjia potenciale gravitacionale?         Energji potenciale gravitacionale quajmë energjinë e bashkëveprimit gravitacional të trupave.Çdo trup që është i ngritur në një lartësi të caktuar h pranë sipërfaqes së Tokës me masë m zotëron energji potenciale.Ndryshe jepet me formulën: E P = m × g × h = G × h   Nëse topi i kuq(fig.1) do të binte në tokë, atëherë forca e rëndesës do të kryente punën, e dhënë ndryshe me formulë: A =  G × h =  m × g × h Mund të themi që kjo energji është e papërcaktuar, sepse ne dimë se ajo varet nga niveli zero për matjen e h.Si rezultat i kësaj mund të themi se ajo del ose pozitive, ose negative. Zvogëlimi i energjisë potenciale është i barabartë me punën e kryer nga vetë forca e rëndesës.                                                                                        ΔE P = E P2 - E P1 = m×g×Δh Nëse lartësia zvogëlohet Δh=h 2 -h 1 < 0 dhe ΔE P  < 0, themi se energjia potenciale e trupit zvogëlohet.Të