EP = m×g×h = G
Nëse topi i kuq(fig.1) do të binte në tokë, atëherë forca e rëndesës do të kryente punën, e dhënë ndryshe me formulë:
A = G
Mund të themi që kjo energji është e papërcaktuar, sepse ne dimë se ajo varet nga niveli zero për matjen e h.Si rezultat i kësaj mund të themi se ajo del ose pozitive, ose negative.
Zvogëlimi i energjisë potenciale është i barabartë me punën e kryer nga vetë forca e rëndesës.
ΔEP = EP2 - EP1= m×g×Δh
Nëse lartësia zvogëlohet Δh=h2-h1< 0 dhe ΔEP < 0, themi se energjia potenciale e trupit zvogëlohet.Të mos harrojmë që puna e forcës së rëndesës është pozitive.Pra ΔEP dhe A kanë shenja të ndryshme nga njëra-tjetra.Energjia potenciale është rritur kur puna e forcës së rëndesës është negative.
(trupi ngrihet lart) ΔEP > 0 dhe EP është rritur.
A=mg(h2-h1) = - ΔEP
Comments
Post a Comment