Skip to main content

Energjia potenciale elastike

Energjia potenciale elastike është energjia që zotërojnë trupat e shformuar.Në sajë të forcave elastike që lindin gjatë shformimit trupi synon të kthehet në formën e mëparshme,duke kryer punë  mekanike.Ne mund të përshkruajmë vetë rastin e një suste elastike të zgjatur apo të ngjeshur.Siç ne e dimë varësia e forcë elastike nga shformimi jepet nga grafiku i figurës 3.Sipërfaqja e formuar nga grafiku i forcës dhe boshti i x është i barabartë me punën e forcave elastike.

A = (Fel × x)/2 = (kx × x)/2 =  kx2/2

Kjo është puna që do të kryente forca elastike gjatë çlirimit të sustës deri në gjatësinë fillestare.Pra do të jetë vlera e energjisë potenciale të zotëruar nga susta e shformuar.

 
Në qoftë se një sustë do të zgjatej nga xnë xatëherë energjia potenciale e saj do të ndryshonte:


Ky ndryshim është i barabartë me punën e forcave elastike,e kryer nga susta kur çlirohet nga  x 
në x1.

Ligji i ruajtjes dhe shndërrimit të energjisë
Eksperimentet e shumta kanë provuar se çfarëdo ndryshimesh që ndodhin në një sistem të mbyllur(ku mungojnë forcat e fërkimit) energjia e plotë mekanike e sistemit nuk ndryshon.Energjia e plotë mbetet një madhësi konstante edhe pse energjia  potenciale dhe kinetike mund të ndryshojnë vlerat.Shuma e tyre mbet e pandryshuar.




  












Comments

Popular posts from this blog

  Energjia kinetike Çdo pikë lëndore me masë m dhe dhe shpejtësi v zotëron energji kinetike,e cila shprehet me formulën: Karakteristikat e energjisë kinetike si madhësi fizike janë: 1.Energjia kinetike është gjithmonë pozitive.  E k  >0 2.Energjia kinetike është madhësi skalare. 3.Në saje të energjisë,trupat kanë aftësi të kryejnë punë.Por,nuk duhet harruar se gjatë kryerjes së punës energjia kinetike ndryshon.E ky ndryshim i kësaj energjie është i barabartë me punën e forcave që ushtrohen mbi vetë trupin. Vetia e fundit ose ajo e treta është shprehje e të ashtuquajturës teoremë e energjisë kinetike për lëvizjen tejmbartëse të pikes lëndore.